Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se bashkëpunimi në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes së fundmi duket se ka ardhur natyrshëm.

“Kjo shihet në bazë të deklarimeve të këtyre ditëve të fundit dhe qasjes tash e sa kohë, përfshirë bashkëpunimin në parlament”.

Abdullahu në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se është lajm i mirë iniciativa e Isa Mustafës për ta bashkërenduar opozitën për thirrjen e mocionit kundër Qeverisë Haradinaj.

“Çfarëdo qeverie që vjen do të jetë më e mirë se kjo e tashmja”.

“Mendoj se e kanë unitetin për ta rrëzuar Qeverinë. Ka ekzistuar një armiqësi në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes, por bashkëpunimi tash për hatër të asaj që duhet të parandalohet është i qëlluar dhe duhet të duartrokitet”.

“Lista Serbe nuk bën të llogaritet në asnjë kombinim. Ka vend për t’i bashkërenduar konceptet, nuk mund t’i hyhet avash-avash kësaj pune”.