Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, ka vazhduar me kritikat e tij drejtuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Në seancën ku po diskutohet ndryshimi i kodit të procedurës penale, që do të mundësojë gjykimin e të akuzuarve në mungesë, Tahiri i ka thënë Haxhiut se po bëhet lajm ndërkombëtar me aktakuzën që ka për hedhje të gazit lotsjellës. Tahiri thotë se ministrja Haxhiu paradite shkon në Gjykatës, e pasdite në Ministri.
“Nuk është as për mua e lehtë si qytetar për me e pa ministren gjysmë dite në gjykatë duke u ballafaqu me të bëmat e saj, e gjysmë dite në Ministri. Hajt me thanë me pas kanë në Bujqësi ose diku tjetër por të paktën nuk është mirë me qenë lajm ndërkombëtar që ministrja e Drejtësisë gjysmën e ditës me e kalu në Gjykatë e Prokuroi dhe gjysmën e ditës në Ministri. Nuk është e hijshme. Nuk na bon ndër. Me qenë se ju keni fytyrë me ba një gjë të tillë në ministri bëjeni”, ka thënë Tahiri.
Tahiri gjithashtu ka thënë se në Qeveria ka edhe tjerë ministra që kanë aktakuzë.