Pronari i Chelseat, Roman Abramovich e di se ai mund të blejë Leonardo Jardim nga kontrata e tij në AS Monaco.
Chelsea ka bërë kontakt me trajnerin portugez për të regjistruar interesin e tyre për ta sjellë atë në Londër në fund të këtij sezoni.
Bisedimet e kompensimit me trajnerin aktual të Bluve, Antonio Conte, tashmë janë duke u zhvilluar, me italianin që pritet të largohet këtë verë. Jardim është ndjekur nga përfaqësuesit e Bluve dhe Abramovich e di se ai mund ta ‘rrëmbej’ atë nga skuadra franceze.
Kjo pasi klauzola e blerjes së trajnerin Jardim prej 7.5 milionë eurosh është simbolike për Chelsean.
Kontrata e trajnerit 43-vjeçar me Monacon është e vlefshme deri në vitin 2020. Ndryshe, Jardim është shumë i kërkuar nga klubet e mëdha evropiane pas punës së mirë të bërë te Monaco.
Portugezi po kërkohet edhe nga Arsenali në Ligën Premier dhe nga Real Madridi në rast largimi të Zinedine Zidane.