Drejtori i drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik (DPZHE) Avni Fetahu, ka pritur në takim një delegacion nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), i cili u kryesua nga Clom McClements.

Takimi është organizuar për të diskutuar për prioritetet e komunës së Podujevës dhe për të shkëmbyer përvoja në fushën e zhvillimit ekonomik rural.

Drejtori i DPZHE, Avni Fetahu, e vlerësoi të rëndësisë së veçantë këtë takim dhe shprehu gatishmërinë e Komunës së Podujevës për të ofruar informata relevante lidhur me prioritetet e komunës në sektorin e zhvillimit ekonomik.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i ADA Clom McClements tha se përmes këtyre diskutimeve synohet identifikimi i nevojave dhe mundësitë për të vlerësuar opsionet e mundshme dhe për të ofruar rekomandime në lidhje me hartimin e një ndërhyrje me mbështetje nga ADA.

Agjencia për Zhvillim ka angazhuar një grup ekspertësh të udhëhequr nga Clom McClements nga Belgjika për të vlerësuar mundësitë për mbështetje në zhvillimin ekonomik rural në Kosovë.