Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adelina Grainca, ka reaguar për votën e saj pro Vjosa Osmanir si presidente e vendit.

Grainca, përmes një postimi në Facebook ka theksuar se ka votuar pro duke dëgjuar elektoratin e saj.

Postimi i plotë:

Mbajtja e zgjedhjeve do të nënkuptonte zgjatje e jetës së pandemisë, përgjigje jo adekuate ndaj rënies ekonomike, dhe si rezultat izolim të Kosovës, jo vetëm për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave por edhe për shkak të pandemisë.

Prandaj, unë kam vendosur të dëgjoj elektoratin tim, po të ktheheja mbrapa do të votoja sërish pa hezitim.
Njëkohësisht ju falënderoj nga zemra për mesazhet e vazhdueshme, ju jam mirënjohëse!#KrejtDheDrejt