“Mundo Deportivo” raporton se Real Madrid ka bërë 40 ndryshime të trajnerëve në 44 vitet e fundit.
Real Madrid është në kërkim të një trajneri të ri.
Zinedine Zidane befasoi duke u larguar nga posti përkundër triumfit në edicionin e tretë të njëpasnjëshëm në Ligën e Kampionëve.
Kurse, me ndryshimin e sivjetmë në stafin teknik, Real Madrid do ta rrisë numrin e trajnerëve në dekadat e fundit.
“Mundo Deportivo” raporton se Real Madrid ka bërë 40 ndryshime të trajnerëve në 44 vitet e fundit, përcjell “lajmi.net”.
“Los Blancos” ende nuk e kanë caktuar strategun për edicionin e ri.