IKSHPK ende nuk ka publikuar raportin 24 orësh për gjendjen epidemiologjike në Kosovë.
Ndonëse kanë kaluar 15 minuta nga ora 15:00 numri i rasteve të reja ende nuk është bërë i ditur.
Në kohën kur priteshin të publikoheshin rastet e reja, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani është duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi bashkë me ministrin Zemaj, shkruan Reporteri.
Mbase kjo mund të ketë qenë arsyeja që IKSHPK ka “harruar” të publikojë bilancin ditor.
Kujtojmë se ditëve të fundit numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka shënuar rënie.