Humanisti nga Peja, Adnan Hyseni vazhdon të jetë aktiv duke ndihmuar familje të varfra gjithandej Kosovës.
Hyseni ka qëndruar në Podujevë, ku Bajram Ademit ia ka treguar planin për ndërtimin e shtëpisë së re.
“Edhe një shtëpi nga iniciativat e mia humane fal mbështetjes dhe besimi të shqiptarëve tek unë. Allahu i Madhërishëm ua shpërbleftë. Në këto momente jam në Podujevë te Bajram Ademi, te toka ku do ia ndërtojmë shtëpinë e re për familjen Ademi. Kësaj familje i ka vdekur 4 vajza dhe dy djem nga sëmundjet e ndryshme dhe nga pamundësi për shërim”, ka shkruar Hyseni.
Deri me tash, Adnan Hyseni ka ndihmuar familje edhe në Skenderaj, Pejë, Istog, Podujevë… etj, etj.