Polica e Kosovës po kërkon një person nga fshati Miradi e Poshtme i Komunës së Fushë Kosovës, pasi në shtëpinë e tij gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar katër kilogram e 7.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit ”Marihuanë”.
I dyshuari gjendet në arrati dhe në kërkim policor.