Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas përleshjes fizike që ka ndodhur sot në mes pjesëtarëve të LDK-së teksa po mbaheshin zgjedhjet për kryetar të nëndegës së qendrës në Mitrovicë.

Bahtiri tha se përleshjet fizike nuk i kontribuojnë politikës.

“Si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë, apeloj te struktura e kësaj partie që t’i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë”.

“Përleshjet fizike nuk i kontribuojnë klimës së shkëlqyeshme politike të krijuar në Mitrovicë, pas ardhjes time si kryetar komune”.

“Ndjejë dhimbje të shoh duke pasur probleme apo duke u shembur diçka në krijimin e së cilës kam kontribuar jashtëzakonisht shumë. LDK është parti me shumë vlera, andaj duhet të jep shembull për zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka shkruar Bahtiri në rrjetin social Facebook.