Më në fund është kompletuar qeverisja e kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, me t’u emëruar drejtori i Drejtorisë së Arsimit në këtë Komunë, njofton Llapi.info

Në krye të kësaj drejtorie është emëruar, Agim Blakçori i cili deri më tani ishte ushtrues detyre. Zvarritja e kompletimit të qeverisjes nga ane e kryetarit Veliu është bërë edhe në mandatet paraprake.

Ndryshe, mos-emërimin e drejtorit deri tash kritika të shumta kanë dhënë këshilltarët opozitarë.

Kujtojmë, edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Podujevë është emëruar para disa muajsh, ku në krye të kësaj drejtorie është emëruar ish- u.d i QKMF-së, Zaim Thaçi./Llapi.info