Dy shtatore të Ali Ajeti janë ndërtuar për të njëjtin vend, por vetëm një prej tyre është zbuluar dhe është vendosur në sheshin që mban emrin e heroit, transmeton Llapi.info.
Komuna e Podujevës e ka shpallur edhe një tjetër konkurs në vitin 2017 (dhjetë vjet pasi kishte përfunduar konkursi për të parën). Me këtë rast, 20 mijë euro janë paguar nga komunarët për përmendoren e parë.
Rrëfimin për krejt çka ka ndodhur prej shumë vjetësh e ka treguar axha i Aliut, Hetem Ajeti. Ky i fundit i cili ka qenë në Çetën e Llapit ka akuzuar rëndë kryetarin aktual të Podujevës, Agim Veliu, për siç e quan ai, “vjedhje” në shtatoren e Aliut.
Ai në shkrimin e tij përmend edhe ish-deputetin e PDK-së, Latif Gashi, për të cilin thotë se pati dhënë premtim për financimin e kësaj shtatore, por që sipas tij nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Të gjitha këto akuza i ka bërë Hetem Ajeti
Sipas Hetemit, komisioni që u zgjedh për ndërtimin e shtatores së parë u bllokua ende pa filluar puna, e cila punë iu besua Izeir Mustafës.
Hetemi thotë se maratona e pengesave për ndërtimin e shtatores ka zgjatur për 13 vjet. Sipas tij, pengesën më të madhe e kanë bërë Latif Gashi, Rrustem Mustafa dhe Agim Veliu.
Në një postim të gjatë në Facebook ku edhe është sqaruar e gjithë ngjarja, Hetemi thotë se Veliu anuloi konkursin e parë. Kësisoj, siç ka thënë Hetemi, u shpall konkursi i ri dhe u zgjodh një person tjetër për ndërtimin e shtatores që ka kushtuar 80 mijë euro dhe ende pa u bërë një vit ka filluar t’i dalë ndryshku.
“Tani Agim Veliu me ata që e pengoj 13 vite si e kam cekur më lart se shtatorja e Ali Ajetit kushtoi 80.000€ (20.000€+60.000€) këto 60.000€ që e tenderoi Agim Veliu unë nuk e di qmimin e bronzit por ishin disa lloj bronzi,por ky bronzi i cili u qit në shtatoren e Aliut është një lloj bronzi më i dobët por që ende pa u bë 1 vit shtatorja ka filluar me u deformuar po Agim Veliut nuk i ka interesuar bronzimi i cili është adekuat për shtatoren po i ka interesuar që tu mbeten para për vete dhe për ata që e përkrahen me ja hjek nga dora punimin e gatshëm Izeir Mustafes se nga Izeir Mustafa nuk mundeshin me marr asnjë cent e ky bronz që është bronzuar shtatorja unë nuk besoj që iu ka kushtuar më shumë se 5000-6000€,20.000€ i mori ai që e punoi dhe Agim Veliut i mbeten boll”, ka shkruar ai ndër të tjerash.
Më poshtë postimi i plotë pa ndërhyrje:
Në shkurt të vitit 2004
Atë vit kryetari i komunes së Podujevës ishte i ndjeri Agim Kika.Me Agim Kiken i cili mbante postin e kryetarit u takua Shaban Mulolli që të bisedoj rreth sheshit të flamurit si quhej atëherë.Shabani bisedoi me kryetarin se mos ishte i dedikuar për ndonjë objekt komunal.
Por kryetari Agim Kika i thotë Shabanit se nuk është i dedikuar për asnjë objekt.Atëherë Shabani i kërkoi që sheshi i flamurit të shëndrrohet në sheshin e dëshmorit të Qetës së Llapit Ali Ajeti dhe kryetari e pëlqen kërkesën e bashkëluftëtarit të Qetës Aliut.
Tani kryetari i sygjeron që Shaban Mulolli ti mledhë 100 nënshkrime dhe ti dorzon në arkiv.I bëm 100 nënshkrime i dorzuam dhe filloi procedura që në sheshin të vendoset shtatorja e Ali Ajetit. Tani asambleja komunale e aprovon kërkesen e Shabanit që në sheshin e flamurit të vendoset shtatorja e Ali Ajetit dhe aty pë aty ia ndryshojn emrin nga sheshi i flamurit dhe bëhet sheshi Ali Ajeti.U shpall konkursi për punimin e shtatores konkuroi skulptori Izeir Mustafa dhe e fitoi konkursin por sa ishte kryetar Agim Kika.Asambleja formoi komisionin përzgjedhës ku në Komision ishin 5 antarë që duhej ta përzgjidhnin një bucet nga 3 që i solli dhe 3 konkurentët e Izeirit.Komisioni i cili ishte i zgjedhur nga Asambleja komunale duhet ta zgjidhte një bucet nga tri të paraqiturat 1 ishte me një libër në dorë 2 ishte me një pushkë në dorë dhe 3 ishte me flamur i mbështjellur rreth qafe.
Komisioni përzgjedhi buceten me flamurin që e mbante të mbështjellur rreth qafe dhe u morëm vesh që komisioni të vazhdonte punën deri në përfundimin e shtatores.Por komisionin e bllokuan ende pa filluar.Tani pas skadimit të mandatit të Agim Kikes i cili tani ka ndërruar jetë,erdhi Ilaz Pireva i cili i fitoj zgjedhjet dhe mori postin e kryetarit në periudhën udhëheqëse të Ilaz Pireves komuna i lëshoi 20.000 € që të fillon punimi i shtatores.Kështu që Izeiri filloi punën por pengesat nuk u ndalen asnjëherë.Izeir Mustafa e punonte në një pjesë të fabrikës së polisterit.Tani një herë ishte e interesuar nëna e Aliut që ta shihte se si është duke u punuar dhe ka ardh me Shaban Mulollin isha edhe unë Hetem Ajeti migja i Aliut,cili vit apo muaj ka qenë pasi që u bën shumë vite zhagitje dhe pengesa ndaj shtatores.Por më kujtohet se nënë Vahidja i dha disa vërejtje dhe Izeiri i tha të lutem mi jep të gjitha vërejtjet se ti e din ku janë të metat dhe aty ku mi bën vërejtjet unë do ti përmirësoj.Kjo maraton epengesave ka zgjatur hiq më pak se 13 vite.Tani në një moment u lajmrua te Izeir Mustafa me vet dëshirë Latif Gashi dhe kanë biseduar rreth punimit të shtatores se deri ku ka shkuar me punë është pyet se sa para ka kushtuar dhe Izeiri i ka tregu 60.000€, ku 20.000€ mi ka lëshuar komuna edhe 40.000€ më duhen që ta përfundoj.Sipas fjalëve të Izeirit Latif Gashi i thotë se 40.000€ unë mundem me ti sjell me një thirrje telefonike,nëse mundesh me i pru 40.000€ unë kam me e përfundu shumë shpejt dhe me e vendos në shesh,por unë dua me fol me një familjar të Aliut.Izeiri i thotë ti fol me cilin dëshiron prej familjarve të Aliut por Hetemi është i kyqur rreth punimit të shtatores unë do ta kontaktoj Hetemin dhe po atë ditë unë jam takuar me Izeirin dhe më tregoj për takimin me Latif Gashin ku edhe ma dha numrin e telefonit pas pak ditëve kam ra në kontakt me Latif Gashin në një kafiteri në Prishtinë bashkë me Latif Gashin ka qenë edhe Muhamet Latifi më premtoi se do ta kryente por nga ai premtim nuk doli asgjë e kam thirr edhe disa herë por atë që e pritke nga unë nuk e merte pasi që nuk e mori nuk e kreu.Pengesën më të madhe e kanë bërë Latif Gashi,Rrustem Mustafa dhe Agim Veliu.
Agim Veliu pas 13 viteve penges e ruajti që kur të vjen vet në kolltukun e komunes e anuloi konkursin e mëparshëm dhe shpalli konkurs tjetër dhe e zgjodhi një amater dhe ia dha që ai ta punonte ku shtatorja e Ali Ajetit ka kushtuar mbi 80.000€ dhe ende pa u bë 1 vit ka filluar me i dal ndryshku.Për punën që e bëri Agron Blakqori i mori 20.000€ kurse qmimi ka qenë 60.000€.Tani shtatorja ka filluar me u deformuar,por për Agim Veliun deformimi i shtatores nuk i bën përshtypje se ai bashkë me ata që e penguan 13 vite dhe shtatoren që e pregaditi Izeir Mustafa e la të pregaditur vetëm të derdhet në brnoz.Tani Agim Veliu me ata që e pengoj 13 vite si e kam cekur më lart se shtatorja e Ali Ajetit kushtoi 80.000€ (20.000€+60.000€) këto 60.000€ që e tenderoi Agim Veliu unë nuk e di qmimin e bronzit por ishin disa lloj bronzi,por ky bronzi i cili u qit në shtatoren e Aliut është një lloj bronzi më i dobët por që ende pa u bë 1 vit shtatorja ka filluar me u deformuar po Agim Veliut nuk i ka interesuar bronzimi i cili është adekuat për shtatoren po i ka interesuar që tu mbeten para për vete dhe për ata që e përkrahen me ja hjek nga dora punimin e gatshëm Izeir Mustafes se nga Izeir Mustafa nuk mundeshin me marr asnjë cent e ky bronz që është bronzuar shtatorja unë nuk besoj që iu ka kushtuar më shumë se 5000-6000€,20.000€ i mori ai që e punoi dhe Agim Veliut i mbeten boll.