Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike, Agim Veliu, ka shprehur përkushtimin për luftimin e dukurive negative në vend.

Këtë deklaratë Veliu e dha gjatë një vizite në Kampin “Vrella”, ku gjendet baza e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

“E di qe Policia e Kosovës ka sfida, por po ashtu e di se Polica e Kosovës ka shënuar shumë suksese dhe dua të bashkëpunojmë për të mirën e vendit. Uroj të keni sa ma pak punë”.

I pranishëm në këtë vizitë ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili paraprakisht zhvilloi një takim me Veliun.

Ai bëri të ditur se kanë njoftuar ministrin për agjendën e Policisë se Kosovës për këtë vit kalendarik.

Qalaj pohoi se do të angazhohen për mirëqenien e qytetarëve dhe mbrojtjen e kufijve.