Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, sot ka emëruar ushtrues të detyrës së Drejtorit të QKMF-së në Podujevë, Fahri Llugaliun, njofton Llapi.info
Këtë e ka bërë të ditur Veliu përmes një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se Llugaliu do ta ketë përkrahjen e tij në ushtrimin e funksionit në të gjitha QKMF-të dhe Ambulancat në Podujevë.
“Sot emërova Dr. Fahri Llugaliun ushtrues i detyrës së Drejtorit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë. Me rastin e pranimit të detyrës, drejtorit Lugaliu i urova sukses dhe i premtova përkrahjen time të plotë në ushtrimin e funksionit, me qëllim të menaxhimit efikas dhe ofrimit të shërbimeve cilësore mjekësore në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat në territorin e komunës sonë”, ka shkruar Veliu./Llapi.info