Deputeti Agim Veliu, e ka kujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e këtij të fundit.

Në një fotografi të përbashkët të shkrepur menjëherë pasluftës, Veliu thotë se ndihet krenar që i përket epokës së Ibrahim Rugovës.

Ai ka vlerësuar lartë figurën dhe kontributin e Rugovës.

Shkrimi i plotë:

Në 80 vjetorin e lindjes, kujtojmë prijësin tonë të madh dhe atin themeltar të shtetit të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovën.

Çfarëdo që të thuhet për Rugovën është e paktë dhe mund t’i hyjmë në hak. Prandaj për ta përshkruar figurën e prijësit historik të shqiptarëve, po e përdor një thënie të shkrimtarit francez Viktor Hygo, për mendimtarin e madh Volterin: “Ai ishte më shumë se njeri, ai ishte një epokë”.

Krenar që isha pjesë e epokës së Ibrahim Rugovës.