Numri i madh i aksidenteve ka bërë që komuna e Podujevës e udhëhequr nga Agim Veliu të marrë masa, shkruan Llapi.info.
Sot janë vendosur disa pengesa në rrugë për ngadalësimin e shpejtësisë, model i të cilave është marrë Komuna e Prishtinës e cila para disa vitesh i kishte praktikuar këtë për të ulur numrin e aksidenteve.
Një e tillë është vendosur në rrugën “Skendërbeu” ndërsa një tjetër pranë shkollës Teknike në Podujevë./Llapi.info/