Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, me rastin e shënimit të aktiviteteve të organizuara për shënimin e Ditës së Tokës, së bashku me ekologët mbollën lule në Parkun e Qytetit, njofton Llapi.info

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Veliu shtoi se aktivitete të ngjashme do të vazhdojnë edhe ditëve të tjera.

“Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e Ditës së Tokës, bashkë me ekologët e rinj, mbollëm lule në Parkun e Qytetit.
Aktivitetet po vazhdojnë me mbjelljen e fidanëve të drunjtëve dekorativë në oborret e disa shkollave, për të vazhduar aktivitetet edhe ditëve të tjera në mbrojtjen e ambientit, me projektin e pastrimit dhe largimin e deponive ilegale” ka shkruar Veliu./Llapi.info

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu