Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka detyrim prej 25.000 euro ndaj bankës “NLB”, njofton Llapi.info. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia Kundër Korrupsionit pas publikimit të regjistrit të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Në deklarimin e pasurisë së Veliut thuhet se kredia prej 25.000 euro është marrë për blerjen e një trualli.
Ndërsa, të hyrat vjetore të Agim Veliut nga paga mujore thuhet se janë 1.197.82.
Për më shumë informata rreth pasurisë së Agim Veliut, klikoni KËTU.