Kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, është propozuar për ministër të Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së, raporton Llapi.info.
E pasi të marrë postin e ri, Agim Veliut do t’i duhet të japë dorëheqje nga kryetari i Podujevës.
Veliu pritet të marrë postin e ri ditëve të vijim, derisa llapjanët do të t’iu nënshtrohen kutive të votimit në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar sot marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës në Kosovë.
Marrëveshja për bashkëqeverisje është nënshkruar nga liderët e LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, pas bisedimeve të gjata dhe qëndrimeve të forta të dy subjekteve politike në ndarjen e posteve udhëheqëse.
Qeveria “Kurti” pritet të votohet nesër në seancën e thirrur në orën 11:00./Llapi.info