Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, nesër do të mbajë konferencën përmbyllëse, ku do të bëjë publike rezultatet e arritura dhe projektet e realizuar nga Ekzekutivi i Komunës gjatë vitit 2015. Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur Zyra për Informim në Komunën e Podujevës.

Konferenca mbahet më 30 dhjetor 2015 (e mërkurë) në orën 11:30 në objektin e komunës./Llapi.info