Kryetari i Podujevës Agim Veliu, ka përuruar sot fushat sportive në rrugën “Ali Ajeti”, raporton Llapi.info
Veliu ka thënë se ky është një projekt i realizuar në bashkëfinancim mes komunës dhe BE-së. Që është implementuar nga IOM, në kuadër të programit për stabilizimin e komuniteteve.
“Sot përuruam fushat sportive në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë. Ky është një projekt, i cili është realizuar në bashkëfinancim të Komunës së Podujevës me BE-në, që është implementuar nga IOM, në kuadër të Programit të Bashkimit Evropian për Stabilizimin e Komuniteteve” tha ai
Kryetari Veliu shtoi se këto fusha do të shfrytëzohen veçmas nga komuniteti pakicë.
“Këto fusha sportive do të shfrytëzohen veçmas nga komunitetet pakicë, të cilat jetojnë në këtë pjesë të qytetit” tha Veliu
Po ashtu Veliu tha se do vazhdoj me projekte të tilla edhe në lagje e fshatra tjera të Podujevës
“Me këtë rast shpreh zotimin tim për të vazhduar me projekte të tilla edhe në lagje e fshatra tjera të komunës sonë” shtoi Veliu /Llapi.info/