Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në ditën e dytë të punës dy deputetët llapjanë, Ekrem Hysenin dhe Fidan Rekaliun, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, Hyseni dhe Rekaliu i kanë uruar Veliut pozitën e re në “Qeverinë Kurti”.

“Bashkë me deputetin Dr.Ekrem Hyseni, vizituam Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu. I uruam suksese në përgjegjësitë e reja që ai i ka marrë në të mirë të qytetarëve dhe shtetësisë së Kosovës. Besojmë shumë, që zotëri Veliu, sikurse gjithmonë në të kaluarën, do të shënojë suksese të jashtëzakonshme në këtë dikaster të rëndësishëm për vendin. Bashkë do të jemi në sfidat dhe fitoret e radhës”, ka shkruar një postim në rrjetin social Facebook, Fidan Rekaliu.

Ndërkaq, duhet potencuar se Fidan Rekaliu është në pritje për të zënë karrigen e deputetit në Kuvendin e Kosovës, pasi që janë liruar pozitat nga tashmë të emëruarit si ministër dhe zv/kryeministër në kabinetin e ri qeveritar./Llapi.info