Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirin, me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit të sotëm të kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy komunave dhe gjetjen e formave të bashkëpunimit të mëtejmë.

Në këtë takim u shkëmbyen përvojat e mira në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe realizmin e projekteve në dobi të qytetarëve të dy komunave.

Në takimin e sotëm, krahas kryetarëve Veliu dhe Tahiri, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari dhe Kryesuesi i Kuvendit Fatmir Gashi si dhe anëtarë të ekzekutivit të Komunës së Vushtrrisë./Llapi.info