Me asnjë votë kundër, Agim Veliu është rizgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Podujevë në kuvendin e tetë zgjedhor që ka mbajtur sot Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Në këtë kuvend zgjedhor kjo degë ka zgjedhur edhe kryesinë dhe 28 delegatët për Kuvendin Qendror Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Agim Veliu, kryetar i degës së LDK-së në Podujevë, këtë proces zgjedhor e quajti garë demokratike.

“Përmes strukturave të reja të dala nga këto zgjedhje presim konsolidim edhe më të madh të LDK-së në
Podujevë, për ta ruajtur primatin e degës më të madhe dhe degës më të organizuar. Kjo është dëshmia më e mirë se LDK-ja në Llap, pas këtij procesi do të dal edhe më e fortë dhe më mirë e organizuar”, ka thënë Veliu.

I pranishëm në këtë kuvend zgjedhor ishte edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se kjo pjesëmarrje masiv për ta është edhe një imperativ shtesë dhe një bindje e fuqishme që LDK pas këtij procesi do të dalë shumë më e fortë, më e organizuar dhe e gatshme për gara dhe angazhime tjera./Llapi.info