Lidhja Demokratike e Kosovës, është duke vazhduar që të mbajë procesin e brendshëm zgjedhor, njofton Llapi.info

E nga Kuvendi Zgjedhor i mbajtur sot në Podujevë, delegatët e kësaj partie kanë zgjedhur për kryetar të LDK-së sërish Agim Veliun, i cili edhe njëherë ka qenë i vetëm në këtë garë.

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i Komunës së Podujevës, Bujar Gimolli.

“Agim Veliu është rizgjedhur edhe për një mandat ne krye te LDK-se ne Podujeve. Urime Kryetar”, ka shkruar në Facebook Gimolli./Llapi.info