Kryetari i komunës së Podujevës së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, pastruan hapësirën afër pikës kufitare në Merdare, raporton LLapi.info
Pëmes një postimi në rrjetin social facebook, i pari i Komunës ka bërë të ditur se së bashku edhe me e vullnetarët e Iniciativës ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, zhvilluan aktivitet për shënimnin e 10-vjetori të Pavarësisë së Kosovës.
“Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot bashkë me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, znj.Albena Reshitaj dhe me vullnetarët e Iniciativës ‘Ta Pastrojmë Kosovën’ zhvilluam një aktivitet simbolik në pastrimin e hapësirës afër pikës kufitare në Merdar” tha Veliu.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Reshitaj deklaroi se 2018-ta është vit i pastrimit në Kosovë./Llapi.info