Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes të dy institucioneve, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Në takimin e sotëm kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, e informoi drejtorin e AKP-së, Valon Tolaj, lidhur me pronat që menaxhohen nga AKP, e të cilat janë me interes publik për Komunën e Podujevës.

Kryetari Veliu dhe drejtori Tolaj u dakorduan për bashkëpunim ndërinstitucional për të gjitha çështjet e hapura dhe angazhim të përbashkët në zgjidhjen e kontesteve eventuale, që kanë të bëjnë me pronat që menaxhohen nga AKP, e që janë me interes publik./Llapi.info