Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në bazë të nenit 68.1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-40 dhe nenit 66.1 të Statutit të Komunës së Podujevës nr01-1/298-10, thërret takimin publik me qytetarë, njofton Llapi.info.

Ky takim do të mbahet neser më 16 dhjetor 2015, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal.

Temë diskutimi e këtij takimi do të jetë: “Realizimi i projekteve kapitale për vitin 2015 dhe projektet prioritare të miratuara për vitin 2016”./Llapi.info