Në mbledhjen e mbajtur mëngjesin e sotëm, me 18 vota, Fatmir Gashi, u zgjodh Kryesues i Kuvendit të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info
Me zgjedhjen e tij kryesues, Kryetari Veliu, përmes një postimi ka uruar Fatmir Gashin,ku sipas tij në Kuvendin që do të udhëhiqet nga ai do të ketë demokraci.
“Këshilltari komunal i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Gashi, u zgjodh Kryesues i Kuvendit të Komunës së Podujevës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
E uroj kryesuesin e zgjedhur, i bindur se në Kuvendin që do të udhëhiqet nga ai do të ketë demokraci, debate konstruktive dhe vendime në interes të qytetarëve të komunës sonë.” shtoi Veliu./Llapi.info/