Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka uruar myslimanët për festën e Kurban Bajramit, njofton Llapi.info
“Besimtarët myslimanë, pas muajit të agjërimit, festojnë Fitër Bajramin. Muaji i Ramazanit është i veçantë në kalendarin e shenjtë të besimit islam. Në këtë muaj provohen vlera morale dhe njerëzore e individuale dhe si komunitet, me agjërim, si shprehje e lartësimit shpirtëror për hir të mirënjohjes për krijuesin, Zotin. Kjo fiton edhe më shumë peshë kur shoqërohet edhe me zemërgjerësinë, mirësinë për fqinjin, jetimin dhe skamnorin, me një fjalë për sofrën e mirësisë. Urime e gëzuar festa e Fitër Bajramit!” ka shkruar Veliu në Facebook./Llapi.info