Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka uruar myslimanët për festën e Fitër Bajramit, njofton Llapi.info


“Pas mbarimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ne festojmë festën e Fitër Bajramit. Ramazani është muaj i shënuar në kalendarin e shenjtë të besimit islam. Është muaj që provohen vlera morale dhe njerëzore, përmes agjërimit si shprehje e lartësimit shpirtëror, përkushtimit dhe mirënjohjes për krijuesin. Kjo bëhet edhe më madhështore kur shoqërohet edhe me zemërgjerësinë, mirësinë për fqinjin, jetimin dhe skamnorin, me një fjalë, për sofrën e mirësisë.
Me ndjenjën më të mirë dhe dëshirën për agjërim të pranuar dhe festë e gëzime në familjen e secilit prej jush, Urime Fitër Bajrami!”, thuhet në urimin e Veliut./Llapi.info