Kryetari i komunës së Podujevës dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka vizituar Bashkësinë Islame me rastin e festës së Fiter Bajramit, njofton Llapi.info

Veliu në Facebook ka shkruar se së bashku me kryesinë LDK-në kanë uruar myftiun Naim Tërnava, dhe qytetarët të tjerë.

“Bashkë me kolegët nga Kryesia e LDK-së, vizituam Bashkësinë Islame të Kosovës, me ç’rast uruam Myftiun Naim Tërnava dhe përmes tij të gjithë qytetarët e besimit islam për Festën e Fiter Bajramit” ka shkruar ai./Llapi.info