Kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot Llapin para ndeshjes me Prishtinën, njofton Llapi.info

Me këtë rast, Veliu ka shtuar se klubi nga Podujeva do ta ketë mbështetjen e të gjithë llapjanëve deri në ndeshjen e fundit në kampionat.

“Në kulmin e suksesit në kampionat dhe prag të njërës nga ndeshjet vendimtare në luftën për titullin kampion, sot vizitova FC LLAPI në stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje.
Stafit teknik, në krye me kryetrajnerin Tahir Batatina dhe futbollistëve u shpreha përkrahjen time maksimale, ashtu siç e kanë pasur gjatë tërë kampionatit në luftën e tyre për ta bërë historinë.
Futbollistët e LLapit tanimë janë heronj të këtij qyteti dhe kanë fituar gjithë simpatinë e llapjanëve, ndaj kërkova që të jenë në krye të detyrës dhe të tregojnë profesionalizëm dhe angazhim maksimal në ndeshjet e mbetura në arritjen e qëllimit dhe synimit shumëvjeçar që Llapi të bëhet kampion, dhe në këtë menyrë të dalin në arenën europiane.
Po ashtu u premtova se unë, por edhe qytetarët llapjanë do t’u japim mbështetje të fuqishme nesër dhe në të gjitha ndeshjet, deri në fund të kampinatit”, ka shkruar Veliu./Llapi.info