Kryetari i komunës së Podujevës, njëherit nënkryetar i LDK-së – Agim Veliu është aksidentuar sot në afërsi të fshatit Besi të Prishtinës, me veturë zyrtare. Shkaqet që çuan në aksident nuk dihen ende, mirëpo Veliu në një prononcim për Gazetën Express tregoi se nga ky aksident ka pësuar lëndime të lehta- kryesisht gervishje.

Aksidentohet Agim Veliu

Publiée par Llapi.info sur Vendredi 22 mars 2019

Vetura zyrtare ku i pranishëm ishte i pari i Podujevës, Agim Veliu, duket se e ka humbur kontrollin e lëvizjes duke dalë nga rruga kryesore në ara.

Veliu tha se nga aksidenti ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Mirë jom, jo s’ka lëndime përveç dëmeve materiale”, tha fillimisht Veliu. Por, e pranoi se është lënduar vetëm ka marrë gervishje trupore.

“Lëndime të lehta, gërvishje të vogla. Aksidenti ka ndodhur dikund në Besi”, tha Veliu.

Ndërsa, policia nuk ka qenë e qasshme për të treguar më shumë se si ka ndodhur ky aksident.