Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka emëruar  sot Agron Llugaliun, si drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, proces i emërimit është kryer në mënyrë transparente e profesionale, i monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Dogana deri më sot ishte me ushtrues detyre, të cilën e mbante Ibrahim Xhaka./Llapi.info