Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur tejet i shqetësuar në lidhje me aksidentet në komunikacion që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë.

Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij Facebook, ka deklaruar se qëndron një lidhje e ngushtë në mes të dënimeve në trafik dhe numrit të aksidenteve, duke i ftuar të tjerët t’a krahasojnë këtë numër në kohën kur ishte në zbatim politika e marrjes së patentshoferit deri në pagesë, dhe pas largimit të kësaj politike.

“Vetëm në Prishtinë, para vendimit dënimet paguheshin mbi 70 përqind në javën e pare pas dënimit, pas vendimit, pagesa ne javën e pare ra nën 5 përqind. Numri i aksidenteve u shtua menjëherë në mënyrë drastike”.

Ahmeti gjithashtu njoftoi se në vjeshtë, Komuna e Prishtinës do të fillojë me kamerat e trafikut dhe dënimet automatike. Duke mos e lejuar regjistrimin e veturës me dënime të papaguara nga viti i kaluar, përfundoi Ahmeti.