Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahemti, ka shkruar rreth votimit të rezolutës së PSD-së për rritjen e pagës minimale.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook i ka bërë thirrje ekzekutivit që që sa më shpejtë të ndërmerr hapat për implementimin e rezolutës ku asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk bën të paguhet nën 250 euro.

“Me iniciativën e PSD Kuvendi ka votuar rritjen e pagës minimale në 250 Euro. Bëjmë thirrje tek ekzekutivi që sa më shpejtë të ndërmerr hapat për implementimin e rezolutës ku asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk bën të paguhet nën 250 euro”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë, se sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e Partisë Socialdemokrate për rritjen e pagës minimale.

Pro kësaj rezolute kanë votuar 62 deputetë, asnjë kundër dhe një abstenim.