Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në platformën ‘X’ i ka cilësuar si të papërgjegjshme deklaratat e kryeministrtit Kurti.
Bëhet fjalë për paralajmërimet që jemi pranë luftës dhe atë se është i gatshëm për zgjedhje.
“Në njërën anë me thënë që jemi pranë luftës, e në anën tjetër me thënë kur të doni bëjmë zgjedhje është së paku e papërgjegjshme.
Ja nuk është i sinqertë paralajmërimi dhe rreziku prej invazionit, ja nuk është e sinqertë oferta për zgjedhje. Sipas meje e para!”, shkruan Ahmeti në X.
Në njërën anë me thënë që jemi pranë luftës, e në anën tjetër me thënë kur të doni bëjmë zgjedhje është së paku e papërgjegjshme.
Ja nuk është i sinqertë paralajmërimi dhe rreziku prej invazionit, ja nuk është e sinqertë oferta për zghedhje. Sipas meje e para!
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 25, 2024