Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti ka treguan për indeksonline se si kanë hyrë në lista njerëz që kanë pasur lidhje familjare, që kanë dhënë pare dhe që i ka shpërblyer partia. Ai ka thënë se në lista të invalidëve të luftës ka njerëz që janë plaguar në dasma dhe që i ka falur zoti invalid. Ajeti ka kërkuar që manipuluesit të dalin para drejtësisë.
Cila është arsyeja që ndodhën kaq shumë parregullsi me listat e veteranëve në Zonën Operative të Llapit?
Pse kanë ndodhë, janë tri arsye. E para është se njerëzit që kanë qenë në komisione kanë qenë të papërgjegjshëm dhe nuk e kanë kuptuar që e kanë një përgjegjësi të madhe rreth përpilimit të listave të veteranëve. Pas publikimit të listave shumë bashkëluftëtar që i kemi parë listat, kemi nxjerr një përfundim që këto lista fatkeqësisht janë ndikuar nga 3 faktor. Është faktori politik, që do të thotë se në këto lista janë futur nga partia politike, konkretisht nga PDK-ja, që anëtarët e saj janë shpërblyer për mundin partiak. Faktori i dytë është ai korruptiv që për fat të keq këta njerëz që kanë qenë përgjegjës për verifikimin e listave janë korruptuar dhe kanë rënë pre e njerëzve të papërgjegjshëm. Dhe faktori i tretë është familjarizimi, sepse në listat që i kemi pa, ndodhë që janë në lista 3 ose 4 vëllezër, që nuk do të thotë që nuk kanë marrë pjesë në luftë, por ka prej atyre që ka qenë në perëndim gjatë kohës së luftës dhe ka marrë status veterani.
Si ka mundësi që dikush të ketë qenë në perëndim e të marrë status të veteranit. A duhet të jap përgjegjësi dikush për këtë?
Kjo është papërgjegjësi. Mirëpo, unë besoj në shtetin tonë dhe drejtësinë tonë se këta njerëz do të dalin para përgjegjësisë për shkak të këtyre manipulimeve që kanë ndodhë në emër të luftës. Në lista kanë hyrë njerëz pa qenë fare ushtar. Ne nuk do dëshirojmë t’ia humbin mundin askujt, mirëpo Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ngrit në gjakun e djemve më të mirë të kombit, është përkrah nga populli. Ndërsa kjo qa ka ndodhë me këto lista dhe me futjen e njerëzve që s’kanë qenë në luftë është një masakër e pa falshme. Unë dua të besoj që shteti do të merret seriozisht me këta profiter dhe drejtësia të veproj në mënyrë që mos të na e dëmtojnë imazhin e pjesës që kanë luftuar për të vetmin qëllim, çlirimin e këtij vendi nga okupatori.
Përgjegjësi e kujt është që dikush që ka humbur gjymtyrë të trupit në betejë është invalid 40 për qind e dikush pa qenë në luftë është invalid 70 për qind?
Edhe këtu është përgjegjësia e zyrës së organizatës së veteranëve të luftës, sepse ekziston departamenti i dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës. Ata njerëz që e kanë bërë këtë parregullsi duhet të shkojnë në burg. Unë njoh njerëz që s’kanë qenë fare në luftë dhe janë invalid. Kemi rast që e ka fal zoti invalid edhe sot është invalid lufte, njoh njerëz që janë plaguar nëpër dasma dhe janë invalid lufte.
Nga kush ndodhën këto manipulime me listat?
Unë nuk mund të hyj në ndërgjegjen e askujt, por është marre, vërtet është marre sepse problemi është që kjo parregullsi po ndodhë nga krerët dhe komandantët përgjegjës. Ne e dimë që Rrustem Mustafa, komandanti i zonës së llapit ia ka besuar bashkëluftëtarëve të vet edhe këta dolën që janë të papërgjegjshëm. Është turp që njerëz pa qenë një ditë në luftë të bëhen të barabartë me ata që kanë humbur gjymtyrë dhe jetoj me copa të granatave duke luftuar. Kjo po i bie përmbysje e vlerave dhe për çka është luftuar, për shkak se disa matrapaz nuk zgjedhin rrugë dhe metodën. Kjo po i bie se UÇK-ja është ndërtuar nga intrigat, rrenat apo dallaveret, por ata zhvatës po harrojnë se njerëzit kanë vdekur në emër të UÇK dhe në emër të lirisë së këtij vendi.
A ka qenë numri kaq i madh i veteranëve në ZOLL apo është fryrë në listat e fundit?
Nuk kanë qenë kaq shumë, lista është fryrë. Nuk ka pasur kaq shumë pjesëmarrës në luftë, sikur do të kishte kaq shumë pjesëmarrës në luftë do ta kishin më vështir të paktën serbët. Mirëpo ne presim që me verifikimin e listave të dihet saktë numri i veteranëve dhe presim që komisioni për verifikim të merret seriozisht me këta njerëz që përfituan në emër të luftës./Indeksonline/