Xhudistët kosovarë kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Tarragona të Spanjës.

Pas Nora Gjakovës e Distria Krasniqit, edhe Akil Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Tarragona, transmeton Koha.net.

Akil Gjakova, që garon në 73 kilogramë, në finale e mposhti turkun Bilal Ciloglu.

Gjakova e mposhti me Ippon turkun pas vazhdimeve.