Në emër të komunave të Republikës së Kosovës, Asociacionin i Komunave të Kosovës dënon ashpër sulmin fizik ndaj nënkryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.
“Sulmi fizik ndaj nënkryetarit të komunës, si njeriu i dytë i komunës së Podujevës është akt i ultë dhe tërësisht i papranueshëm në Kosovën demokratike. Është sulm ndaj institucioneve komunale”, thuhet në reagimin e këtij institucioni.
Përmes këtij reagimi, Asociacioni i Komunave të Kosovës “kërkon nga organet e rendit që ndaj autorit të këtij akti të shëmtuar të merren të gjitha masat ligjore në mënyrë që të mbrohet autoriteti i të zgjedhurve lokal në komunën e Podujevës dhe në gjithë pushtetin lokal në Kosovë”.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës inkurajon nënkryetarin e Komunës së Podujevës z.Rudari në vazhdimin e punës në angazhimet e tij në përditshme në shërbim të qytetarëve të komunës së tij, nga të cilët udhëheqja komunale mori besimin për udhëheqjen e komunës së Podujevës”.