Ani pse kanë kaluar disa ditë nga reshjet e borës, banorë e fshatit Godishnjak, afër xhamisë së Lluzhanit kanë mbetur ende të bllokuar nga bora, shkruan Llapi.info.

Banorë të këtij fshati janë ankuar se kanë mbetur të bllokuar nga bora që nga ditët e para që ka rënë. Sipas tyre kompanitë komunale kishin qenë deri afër për të hapur rrugët,por ata e kanë lënë në gjysmë punën.

Sipas ankuesve, në këtë pjesë ku kanë mbetur të bllokuar banorët, gjinden për rreth 40 shtëpi të cilat kanë mbetur gati të izoluara.

Ata u bëjnë thirrje institucioneve që tu dalin në ndihmë./Llapi.info