Aleanca Kosova e Re që drejtohet nga Behgjet Pacolli, ka arritur ujdi që në zgjedhjet që shpejt pritet të shpallen të garojnë bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Këtë e kanë konfirmuar burime të Gazeta Blic, e që sipas këtyre burime është çështje ditësh kur ky koalicion parazgjedhor pritet të formalizohet.
“Kemi marrëveshje me LDK-në së paku në listën e përbashkët do t`i kemi dhjetë kandidatë në listën për deputet të Kuvendit të Kosovës”.
Garës për deputet do t’i hyj sërish Behgjet Pacolli bashkë me deputeten aktuale të këtij subjekti politikë Mirlinda Sopi Krasniqi.
”Jetlir Zyberaj është emër i ri në listën e AKR-së e që aty nuk përjashtohen mundësitë që të jetë edhe Fatmir Matoshi, Islam Pacolli dhe figura të tjera të AKR-së”.