LDK e Podujevës dje ka kumtuar se kësaj partie i është shtuar edhe kryesia e AKR-së së kësaj komune. Mirëpo, pas kësaj ka reaguar AKR-ja, transmeton Llapi.info.

Sipas AKR-së ajo që ka njoftuar dje dega e LDK-së në Podujevë nuk është e vërtetë.

“Personat që flitet se kanë kaluar nga AKR në LDK janë thjeshtë disa persona që në një fazë kanë qenë pjesë e AKR-së, por që për shkak të mossuksesit të tyre në të kaluarën nuk kanë gjetur hapësirë në parti”, thuhet në reagimin e AKR-së.

Sipas këtij reagimi personat që tashmë kanë ateruar nga AKR në LDK kanë qenë vetëm kalimtarë në partinë e AKR-së./Llapi.info