Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.

Në aksident janë përfshirë katër vetura dhe si pasojë pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Gashi.