Tetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur në Gllarevë, ku janë përfshirë tre vetura.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.
Sipas tij, disa nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa disa të tjerë për në QKUK. Megjithatë, ai thotë se ende nuk mund të flas për gjendjen e tyre shëndetësore dhe se është herët për të dhënë informacione shtesë.