Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Një qytetare ka dërguar në adresë të kallxo.com fotografi nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident as rrethanat e aksidentit.

Ajo që shihet në fotot e dërguara nga qytetarja është se një veturë është e dëmtuar rëndë në këtë aksident.