Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Llapashticë të Poshtme në Podujevë, raporton Llapi.info
Në këtë aksident sipas dëshmitarëve janë përfshirë dy vetura, ku me ç’rast kanë mbetur të lënduar tre persona.
Lëndimin e tyre për Llapi.info e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të Podujevës.
“Po nga aksident në fjalë kanë mbetur të lënduar tre persona. Gjendja e tyre nuk është e rëndë, por që të tre janë nisur për trajtim mjekësor në QKUK të Prishtinës”, ka thënë ai.
Ndryshe, sipas të dhënave të policisë, dje në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 80 aksidente, prej të cilave 26 me persona të lënduar dhe 54 të tjera me dëme materiale./Llapi.info