Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në Lluzhan, raporton Llapi.info
Siç mëson Llapi.info, një person është goditur nga një automjet.
Se nga aksidenti ka të lënduar për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga Emergjenca e Podujevës. Nga atje kanë thënë se të njëjtit janë nisur për Prishtinë.
“Nga aksidenti në fjalë ka të lënduar, ekipet Emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe të njëjtit janë nisur menjëherë për në QKUK të Prishtinës”, kanë thënë nga Emergjenca.
Sipas dëshmitarëve, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.