Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihen dy vetura që janë ndeshur, me ç’rast edhe ka përfunduar jashtë rrugës kryesore.
Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve materiale, raportohet se kanë mbetur të lënduar dy persona.
Se që ka persona të lënduar e kanë konfirmuar për Llapi.info edhe nga Emergjenca e Podujevës. Nga atje kanë thënë se të njëjtit janë dërguar për tretman të mëtejshëm mjekësor në QKUK. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 83 aksidente, prej tyre 26 kanë rezultuar me të lënduar./Llapi.info